Juventini Marotta shumë pranë Interit

Menaxheri i përgjithshëm i Juventusit, Giuseppe Marotta, është shumë pranë kalimit në Inter, sipas mediave italiane.

61-vjeçari, i cili ka qenë edhe shef ekzekutiv, por tani është larguar nga bordi i Juventusit dhe do ta lërë përfundimisht klubin këtë të enjte.

Derisa ai ende është menaxher i përgjithshëm me kontratë, besohet se kontrata e tij do të ndërpritet me pajtim të ndërsjellë dhe Marotta do të lejohet të largohet për ta vazhduar karrierën dike tjetër, në Interi më saktësisht.

Sipas të përditshmes italiane Corriere dello Sport, destinacioni i tij i radhës do të jetë Interi, ku do të marrë rol të ngjashëm.

Ky pohim mbështetet edhe nga Calciomercato.com, që raporton se Marotta dhe Interi kanë qenë në kontakte të vazhdueshme në javët e fundit.

Një marrëveshje është arritur pak a shumë, dhe Marotta pritet ta marrë rolin e ri në Inter në janar.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here