FIFA sjell vendimin surprizë për ndeshjet e La Liga-s në SHBA

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka thënë se nuk do të lejojë që të zhvillohen ndeshjet e La Liga në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndeshja e parë që parashikohej të luhej në SHBA mes Barcelonës dhe Gironas në Miami më 26 janar, nuk do të zhvillohet, pasi këtë e ka ndaluar Infantino, gjatë një mbledhje të mbajtur sot në Rwanda.

La Liga para fillimi të këtij stinori e kishte arritur një marrëveshje 15-vjeçare në Amerikë për ta promovuar futbollin në Amerikën Veriore. “Ndeshjet zyrtare të ligave duhet të zhvillohen në territoret e tyre”, ka thënë Infantino. “Këshilli e ka shumë të qartë këtë”.

Mirëpo, zyrtarët e ligës spanjolle kanë thënë se do të vazhdojnë me luftimin e tyre për planet që i kanë paraparë. Kjo çështje pritet të shkojë te Gjykata e Arbitrazhit për Sport(CAS). Po ashtu shumë lojtarë të La Ligas kanë qenë kundër këtij vendimi, gjithashtu edhe Real Madridi, mirëpo janë refuzuar nga zyrtarët e ligës spanjolle.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here