Formacionet zyrtare: Mainz-Bayern Munich

Bayern Munichu nuk do ta ketë aspak lehtë ndaj Mainzit në duelin që zhvillohet prej orës 15:30 në Opel Arena.

Në këtë takim sigurt mungojnë Kingsley Coman për shkak të lëndimit dhe Arjen Robben për shkak të kartonit të kuq.

Në dyshim vazhdon të jetë Ribery për një lëndim në shpinë, kurse me lëndime situatën nuk e ka mirë as skuadra vendase, që nuk di për fitore që pesë ndeshje.

Bayern Munichu ju rikthye fitoreve së fundmi me një triumf në Wolfsburg, por bavarezët gjenden katër pikë larg kreut të tabelës që mbahet nga Dortmundi që nuk ka këtë edicion asnjë humbje dhe është në super formë. .

Formacioni i Bayernit: Neuer, Sule, Hummels, Thiago, Martinez, Lewandowski, Goretzka, Gnabry, Muller, Alaba, Kimmich.

Formacioni i Mainzit: Muller, Bell, Brosinksi, Niakhate, Aaron, Gbamin, Latza, Kunder, Oztunali, Mateta, Boetius.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here