Lopetegui është trajneri më i mirë që kam pasur ndonjëherë

Julen Lopetegui mund të jetë shkarkuar nga pozita e trajnerit të Real Madridit, megjithatë ish-lojtari i tij, Dani Carvajal, ende e konsideron spanjollin si trajnerin më të mirë që e ka pasur në karrierën e tij.

Lopetegui u shkarkua nga puna në Real Madridi një javë më parë, pas disfatë me rezultat 5-1 në El Clasico. Ai e humbi këtë punë pasi që nuk kishte arritur të siguronte rezultate të mira këtë sezon.

Në vend të tij, tani ka ardhur Santiago Solari, i cili kishte qenë trajner i Real Madrid Castillas. Ai u emërua në këtë pozitë për dy javë, para se bordi drejtues i klubit madrilen ta marrë vendimin përfundimtar për këtë pozitë.

“Për mua, ai është trajneri më i mirë që e kam pasur ndonjëherë. Fatkeqësisht, atij i mungoi fati i nevojshëm për të vazhduar karrierën me ne. Ne e kemi të përbashkët mënyrën se si e shohim, futbollin, mënyrën se si e shohim menaxhimin e futbollit”, ka thënë Carvajal.

“E kam thënë këtë gjë edhe pasi të arrinte në Real Madrid dhe do të vazhdoj ta them edhe pasi u largua. Unë do të vazhdoj ta them këtë gjë derisa ta kemi një trajner tjetër i cili mund t’i bëjë gjërat më mirë se ai”.

Carvajal luajti në vetëm tetë ndeshje gjatë kohës së Lopeteguit në Real Madrid, pasi që i humbi shumë ndeshje për shkak të një lëndimi.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here