Rikthesë: Ishte pranë marrëveshjes me Barcelonën, por do të transferohet te Real Madridi

Është bërë e zakonshme që Barcelona dhe Reali të garojnë për futbollistët e njejtë në Amerikën Latine.

Këtë herë El Clasico është zhvilluar për shërbimet e yllit të River Plate, Exequiel Palacios.

Sipas mediave spanjolli, Palacios ka qënë shumë pranë marrëveshjes me Barcelonën, por në momentet e fundit Reali e ka rrëmbyer atë.

Tani Palacios pritet që ti bashkohet Realit nga 1 janari i 2019-tës.

River Plate do të përfitojë 20 milionë euro nga shitja e tij, ndërsa Palacios pritet që të nënshkruajë kontratë 5-vjeçare me Mbretërit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here