Tottenham mposht Crystal Palace dhe vazhdon presionin ndaj Liverpool dhe Chelsea

Tottenham ka vuajtur, por ka arritur të marrë tri pikët në ndeshjen e luajtur sot kundër Crystal Palace në transfertë me rezultatin 1-0.

Heroi i takimit ka qenë mbrojtësi 20-vjeçar Foyth, i cili ka shënuar golin e fitores në minutën e 66-të. Ai në fakt është bërë lojtari i 146-të që shënon për Spurs në Premier League.

Asnjë skuadër tjetër në historinë e Premier nuk ka shënuar me kaq shumë lojtarë të ndryshëm.

Kjo fitore i ka dhënë mundësinë Tottenham të parakalojë përkohësisht Arsenal në renditje dhe të marrë vendin e katërt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here