Fitorja ndaj Celta-s me pasoja – Reali humbet dy titullarë

Reali i Madridit aeriti një fitore të shkëlqyer të dielën në fushën e Celta Vigos, por ishte një fitore si e Pirros, sepse madrilenët humbën dy lojtarë në atë sfidë.

Nacho dhe Casemiro, të dy të dëmtuar, do të mungojnë për disa javë dhe bëhet fjalë për mungesa të rëndësishme.

Marca njofton se mesfushori do të mungojë për tre javë, ndërsa për mbrojtësin situata është më delikate, sepse do të mungojë rreth 2 muaj.

Casemiro u dëmtua dhe la fushën në minutën e 18-të, ndërsa Nacho në minutën e 69-të, për dëmtim në ligament.

Pas ndeshjes trajneri Solari u ankua për lojën e rëndë të Celta-s: “Celta luan shumë fort. Casemiro u dëmtua, Gareth luajti me sforcim të madh, për shkak se mori një goditje, ndërsa na u dëmtua edhe Nacho. Celta ishte shumë agresive, shkelmonte fort, në kufijtë e rregullores, ndaj vuajtëm”.

Dëmtimet e Nacho dhe Casemiro ndërlikojnë situatën te Reali, sepse mbeten jashtë edhe Celta, Marcelo, Varane e Vallejo, ndërsa Reguilón nuk dihet ende çfarë dëmtimi ka, pasi pësoi një kontraktim muskular kundër Celta-s.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here