BOMBË NGA ITALIA: Asensio dëshiron transferimin te Juventusi

Marco Asensio thuhet se dëshiron të bashkohet në Juventus me ish-bashkëlojtarin e tij te Real Madridi, Cristiano Ronaldon.

Ylli spanjoll, Asensio, thuhet se është duke e diskutuar të ardhmen e tij dhe mund të kemi një largim nga Santiago Bernabeu.

Sipas gazetës italiane Tuttosport, drejtuesit e Real Madridit kanë perceptuar disa lëvizje nga Asensio në drejtim të Juventusit.

E gjithë kjo pasi anësori spanjoll është i mahnitur nga pritja që Ronaldo mori nga tifozët e Juventusit në sezonin e kaluar.

Gazeta shpjegon se Alvaro Morata gjithashtu i tregoi atij gjëra të mrekullueshme për Torinon dhe Bianconerët gjatë kohës së kaluar në Allianz Stadium.

Për më tepër, spanjolli do të jetë i mendimit se ai mund të bëjë një hap të mëtejshëm në cilësi nën drejtimin e Massimiliano Allegrit.

Besim në këtë pikë i jep përparimi i sulmuesit Morata dhe mesfushorit Paul Pogba.

Asensio mendohej se do ishte njëri nga lojtarët që do të rritej në mungesën e Ronaldos, por 22-vjeçari paralajmëroi çuditërisht se ai nuk mund ta mbaj këtë ekip.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here