Higuain e mirëpret transferimin e super-sulmuesit te Milan

37 vjeçari që gjatë karrierës së tij ka veshur fanellat e skuadrave më të mëdha të Evropës, po përgatitet për një rikthim në kontinentin e vjetër, konkretisht në Serie A.

Është Milan që raportohet të jetë pranë marrëveshjes me Ibrahimovicin, i cili edhe në të kaluarën për dy sezone ka veshur fanellën e tyre.

Ibrahimovic do t’i bashkohet Milanit në formulën e huazimit për gjashtë muaj, në kohën e pushimit të ligës MLS, ku është pjesë e LA Galaxy.

Corriere della Sera raporton se edhe sulmuesi Gonzalo Higuain është pajtuar që Ibrahimovic t’i bashkohet Milanit, duke e parë si një partner bashkëpunues për fazën e sulmit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here