Atletico Madridi dhe Barcelona kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në La Liga.
Blaugranët janë mysafirë të Los Colchoneros në ndeshjen derbi të javës së 13-të në La Liga, ndeshja e cila fillon nga ora 20:45 në Wanda Metropolitano.
Skuadra e Ernesto Valverdes vjen në këtë ndeshje si lider, por dëshiron t’i kthehet fitores pas ndeshjes së fundit të humbur nga Real Betis.
Në anën tjetër, vendasit e Diego Simeones nuk dinë për humbje që nëntë ndeshje në kampionat dhe synojnë ta vazhdojnë serinë pozitive.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të bëjnë disa ndryshime të vogla në formacionet titullare.
Atl Madrid: Oblak; Arias, Savic, Hernandez, Felipe Luis; Koke, Rodrigo, Saul, Lemar; Griezmann, Diego Costa.
Barcelona: Ter Stegen; Semedo, Pique, Umtiti, Alba; Roberto, Vidal, Busquets, Arthur; Messi, Suarez.
?? Barça XI#AtletiBarça pic.twitter.com/3cYIyTEmBv
— FC Barcelona (@FCBarcelona) November 24, 2018