Inter prish planet e Realit dhe Barcelonës: Neroaxurët për shopping në Amerikën Jugore

Sipas Corriere dello Sport, Dario Baccin (dora e djathtë e Piero Ausilios)  ish drejtor sportiv te Interi, ka udhëtuar drejt Amerikës Jugore për të monitoruar disa yje.

Interi është duke monitoruar disa lojtarë të talentuar, për të cilët janë të interesuar Reali dhe Barcelona.

Neroaxurët janë duke monitoruar Vitaon, Agustin dhe Lincoln, të cilët luajnë për Corinthians, rrespektivsht Flamengon.

Këta të tre janë duke u monitoruar edhe nga Barcelona.

Interi gjithashtu është duke monitoruar Almendran (Palmeiras), Gonzalo Maronin dhe Pedrinhon, për të cilët është i interesuar Reali i Madridit.

Interi verën e kaluar transferoi Lautaro Martinez, pikërisht nga Amerika e Jugut (Racing Club).

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here