PSG po përgatit një pasuri të tërë për yllin e West Ham

Paris Saint Germain po tregon interesim serioz për mbrojtësin e West Ham, Issa Diop.

Mediat angleze raportojnë se Parizienët janë të gatshëm të ofrojnë 56 milionë euro për 21-vjeçarin.

Mirëpo çmimi i Diop mund të rritet, pasiqë interesim për të ka shfaqur edhe Manchester United.

Diop verën e kaluar u transferua te West Ham nga Toulusse për shifrën e 25 miliona eurove.

Francezi ka tërhequr menjëherë vëmendjen me paraqitjet e tij dhe çmimi i tij në treg është dyfishuar.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here