Lajme të mira nga seanca e djeshme stërvitore e Milanit. Përveç tashmë të rikthyerit Konti, në grup është stërvitur edhe Gonzalo Higuain.
Prej një jave (që nga sfida me Dudelanzhin), argjentinasi ankonte një dhimbje në shpinë, e cila mund ta pengonte të zbriste në fushë të dielën kundër Torinos, pavarësisht përfundimit të skualifikimit dyjavor për protestat në sfidën ndaj Juventusit.