Ndodhi edhe kjo: Karius hero i Besiktasit, shpëton skuadrën nga humbja me pritjet e jashtëzakonshme (VIDEO)

Portieri gjerman Loris Karius u largua nga Liverpooli këtë edicion për t’iu bashkuar skuadrës së madhe turke Besiktas.

Karius ishte titullar për Liverpoolin në finalen e Ligës së Kampionëve ku bëri dy gafa dhe skuadra angleze humbi finalen.

Pas gafave në finalen e Ligës së Kampionëve, Karius bëri përsëri gafa edhe në ndeshjet parasezonale të Liverpoolit gjë që u bë objekt tallje në rrjetet sociale.

Gjermani u largua në drejtim të Besiktasit por as te klubi turk nuk e nisi siç është më së miri, pasi në fillim bëri disa gafa.

25-vjeçari tani është futur në formën e tij më të mirë dhe në ndeshjen e fundit ka qenë shpëtimtar i Besiktasit.

Kampionët e shumëfishtë të Turqisë luajtën në udhëtim te Alanyaspor dhe barazuan me rezultat 0-0.

Futbollistët nga Stambolli patën paraqitje të dobët, por përjashtim bën Loris Karius i cili me disa pritje të jashtëzakonshme ka shpëtuar portën.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here