Chelsea, Milan dhe Juventus bëhen bashkë për transferimin më të madh të janarit

Trajneri i Chelsea,Maurizio Sarri, dëshiron që të ribashkohet me ish sulmuesin e tij, Gonzalo Higuain, në ‘Stamford Bridge’, duke kërkuar një marrëveshje me Milanin, ku në drejtim të këtyre të fundit do të shkonte Alvaro Morata.

Sulmuesi spanjoll nuk ka arritur të përshtatet në futbollin anglez, dhe një rikthim në Serie A do të ishte i mirëpritur.

Për t’u realizuar shkëmbimi Higuain – Morata, duhet patjetër edhe pëlqimi i Juventusit, që posedon kartonin e argjentinasit, që e ka dërguar në huazim te Milan.

Një marrëveshje e tillë, do të kënaqte të gjitha palët, me Milan që do të transferonte Moratan të cilin e ka kërkuar edhe në vitin 2017, me Chelsean që do t’i sillte Sarrit sulmuesin Higuain, dhe me Juventusin që do të fitonte financiarisht nga shitja e Higuain.

Një moment i përshtatshëm për të gjitha palët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here