Ditën e sotme një lajm i publikuar nga “The Sun”, ka bërë bujë në Angli. Tabloidi britanik shkruan se ka qenë kilieni i ekipit të Mançester Junajtid, Aleksis Sançez, i cili kishte vënë nëj bast me shokun e tij argjentinas, Markoss Roho, se portugezi Hoze Murinjo do të shkarkohej.
Siç shkruan “The Sun”, biseda është kryer në ‘WhatsApp’, dhe Sançez ndër të tjera shkruante: “Të pata thënë. Duhet vetëm durim. Roho, tani më ke borxh 20 mijë stërlina.”
Vetë Murinjo e kishte ndër të preferuarit e tij Sançezin tek Junajtid, teksa vjet edhe e mbrojti publikisht, duke thënë se për sulmuesin ishte pak e vështirë të integrohej me ekipi, duke qenë se me ta ishte bashkuar vetëm në janar, dhe ky fakt ka çuditur akoma më shumë tifozët e “djajve të kuq”.