Barcelona dhe Celta Vigo kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën Premier.
Blaugranët janë nikoqir të Celta Vigos në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në La Liga, e cila zhvillohet në Camp Nou me fillim nga ora 18:30.
Skuadra e Ernesto Valverdes vjen në këtë ndeshje pas tri fitoreve radhazi dhe pret të katërtën për ta blinduar pozitën e parë në tabelë.
Në anën tjetër, edhe Celta Vigo është në formë të mirë me dy fitore e një barazim nga tri ndeshjet e fundit dhe synon rezultat pozitiv nga ky udhëtim.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Barcelona: Ter Stegen; Semedo, Pique, Lenglet, Alba; Rakitic, Busquets, Vidal; Dembele, Suarez, Messi.