PUNË E KRYER: Interi siguron transferimin e parë për merkaton e verës

Përpara disa javësh u raportua se Bayern Munich kishte arritur marrëveshjen me përfaqësuesit e mesfushorit të Arsenal, Aaron Ramsey. 

Kontrata e 27-vjeçarit do të skadojë në fund të sezonit aktual dhe ai do jetë i lirë të largohet me parametra zero nga Topçinjtë.

Por tani, sipas italianes La Repubblica, Inter thuhet të ketë mposhtur konkurrencën e kampionëve në fuqi të Bundesliga-s për firmën e uellsianit.

Drejtuesit e Inter thuhet të jenë takuar ditët e fundit me agjentët e Ramsey dhe thuhet të jetë arritur një marrëveshje paraprake.

Po sipas shtypit italian, Inter e ka bindur mesfushorit e talentuar me një rrogë 7 milionë euro në sezon dhe një kontratë afatgjate.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here