Juventus po përgatit revolucion në mesfushë: Tre yje në listën e Biankonerëve

Juventusi ka njërin prej skuadrave më të forta në Evropë, por gjithmonë mendon që ta rinovojë atë.

Zonja e Vjetër është duke menduar që ta rinovojë mesfushën, ku emra si Sami Khedira e Blaise Matuidi i kanë kaluar të 30-tat.

I pari në listët mbetet Paul Pogba që luan te Manchester United, por që ka qenë pjesë e Bianconerëve mes viteve 2012 dhe 2016.

Po ashtu i pëlqyer është edhe ylli i Real Madridit, Isco, që sipas Tuttosport, është në listë pas mosmarrëveshjeve me trajnerin e ri të klubit.

Spanjolli kërkohet nga disa klube dhe tashmë kanë filluar bisedimet mes agjentëve tij dhe klubeve të interesuara.

I fundit, por jo nga rëndësia mbetet Aaron Ramsey, i cili në fund të vitit mbetet pa kontratë.

Paga e ofruar tij është 10 milionë euro, që sipas medieve në Itali është e kënaqshme.

Kampionët italian do të tentojnë këtë tre emra, por që nuk është  thënë që të blihen të tre, pasi Juve ka edhe lojtarë të tjerë në mesfushë.

Juventusi ka në skuadër edhe tre mesfushë si Miralem Pjanic, Emre Can e Rodrigo Bentacur, që janë të rinj në moshë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here