Solskjaer do të pranojë çdo ofertë të Man Utd

Ish sulmuesi i United është emëruar trajner i përkohshëm i skuadrës, pas shkarkimit të Jose Mourinhos.

Ai shpreson se drejtuesit e klubit do t’i ofrojnë atij ndonjë ofertë për punën e trajnerit “permanent”.

Solskjaer e ka nisur mjaft mirë rrugën e tij në stolin e “djajve të kuq” duke shënuar dy fitore bindëse.

Në një intervistë me “Sky Sports”, 45 vjeçari ka bërë të ditura dëshirat e tij për të ardhmen.

“Puna ime është vetëm për pesë muajt e ardhshëm, sepse unë duhet ta lë atë për dikë tjetër që do të emërohet” ka thënë Solskjaer.

“Ky është plani. Puna ime përfundon në qershor dhe detyra ime është t’iu tregoj lojtarëve se çfarë është Manchester United” ka thënë tutje.

“I kam thënë Woodward se jam këtu për të bërë më të mirën. Nëse në maj vendosin për dikë tjetër atëherë do të jetë fantastike, por nëse vendosin për mua, jam i sigurt se do të pajtohem” ka thënë ndër të tjerash norvegjezi.

Solskjaer e nisi aventurën e tij me fitoren 5:1 kundër Cardiff City, që ishte pikërisht skuadra që e kishte shkarkuar atë nga detyra e trajnerit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here