Çështja Ramsey- Shpërrthen Emery: Të shkojë ku të dojë…

Aaron Ramsey do të largohet nga Arsenal, por vetëm në përfundim të sezonit.

Trajneri i Topçinjve, Unai Emery përjashton largimin e parakohshëm të mesfushorit uellsian, kontrata e të cilit skadon në qershon.

Konkretisht 28-vjeçari ka nënshkruar një parakontratë me Juventus, por i vënë përballë këtij presioni, tekniku i Arsenal ka vënë veton mbi të ardhmen e mesfushorit uellsian.

“Sot e dua me ne, në fund të sezonit do të jetë momenti në të cilin ai mund të shkojë ku të dojë”, qartëson trajneri spanjoll, Emery, i cili në lidhje me kontaktet e futbollistit me drejtuesit e Juventus deklaroi: “Nuk di asgjë. Dua që të qëndrojë i përqendruar çdo ditë mbi përgatitjet tona dhe të mendojë për ndeshjen e radhës, që është kundër Blackpool në FA Cup. Mua më duket i përqendruar, të martën luajti 15 minuta dhe luajti mirë, madje duke shënuar. Këtë dua prej tij”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here