Juventus është shumë pranë marrëveshjes me Aaron Ramsey dhe uellsiani pritet që të arrijë në Allian Arena në fund të sezonit.
Ramsey ka zgjedhur Juventusin si destinacionin e tij të ardhshëm, mirëpo Fabio Paratici nuk e ka ndërmend të ndalet këtu.
Paratici po planifikon një revolucion në mesfushën e Biankonerëve.
Sipas Tuttosport, Juventusi është i gatshëm të sakrifikojë Sami Khediran dhe Miralem Pjanicin për ta rikthyer Pogban në Torino.
Edhe pas shkakrimit të Mourinhos, e ardhmja e Pogbas në United mbetet e paqartë dhe Juventusi është i gatshëm të ofrojë mbi 80 milionë euro për rikthimin e tij.
Kështu Zonja e Vjetër planifikon të krijojë një super dyshe në mesfushë me Ramsey dhe Pogba.