Chelsea rrëmben yllin e Serie A para gjigantëve italian

Chelsea ka filluar kërkimin e zëvendësuesit të Fabregas, ndërsa në listën e dëshirave është ylli i Cagliarit, Nicolo Barella.

Sarri nuk e ka ndërmend të kursehet dhe Blutsarë e Londrës janë të gatshëm të ofrojnë 50 milionë euro për Barellan, aq sa ka kërkuar edhe Cagliari.

Barella cilësohet si njëri nga talentet më të mëdha në Itali dhe interesim për të kanë shfaqur gjigantët italian.

Milan, Juventus, Inter janë në garë për Barellan, por Sky Sport Italia, raporton se Chelsea është në pole position për firmën e Nicolo Barella-s.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here