Agjenti i Higuain zbarkon në Londër

Vëllau dhe agjenti i Gonzalo Higuain, Nicolas sot ka zbarkuar në Londër për tu takuar me përfaqësuesit e Chelsea, raportojnë mediat angleze.

Chelsea dëshiron transferimin e Higuain, i cili është nën pronësinë e Juventusit, por është i huazuar te Milani dhe kjo e komplikon transferimin e tij në Londër.

Menaxheri i Chelsea, Sarri e dëshiron me çdo kusht atë në Stamford Bridge, por kryesia e Bluve nuk dëshiron të investojë shumë në një lojtarë 31 vjeç.

Milani nga ana tjetër nuk dëshiron të heq dorë nga Higuain në rast se Morata nuk transferohet në San Siro dhe duket se transferimi i tij është një mision mjaftë i vështirë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here