E PABESUESHME: Werner nuk dëshiron të transferohet te Liverpooli për shkak të zhurmës

Stadiumi i Liverpoolit, Anfield Road është një prej fortesave më të forta për çdo kundërshtar.

Ekipi i The Reds ka formulën magjike për këtë, të cilët janë tifozët.

Ata janë të papërmbajtshëm duke e mbështetur ekipin e tyre gjithmonë dhe duke brohoritur një zëri himnin e tyre, You’ll Never Walk Alone.

Sipas të përditshmes Mirror, ekipi i Jurgen Klop po kërkon të transferojë lojtarin gjerman  të Leipzig, Timo Werner. Por, ai ka një problem. Sipas mediave gjermane ai e ka të vështirë që të luajë në Anfield, sepse tifozët janë shumë të zhurmshëm.

Gjatë ndeshjes së luajtur kundër Beshiktash në transfertë në kuadër të Ligës së Kampionëve, Verner i ka kërkuar trajnerit të zëvendësohej sepse nuk po duronte dot zhurmat. Mbetet për tu parë çfarë do të bëjë Liverpul për bëtë çështje. A do t’i kërkojë tifozëve që të “ulin zërin”?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here