Formacionet zyrtare: Chelsea-Newcastle

Chelsea dhe Newcastle United kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën Premier.

Blutë e Londrës janë nikoqir të Laraskave në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të Ligës Premier, ndeshja e cila zhvillohet në Stamford Bridge nga ora 18:30.

Skuadra e drejtuar nga Maurizio Sarri vjen në këtë ndeshje pas dy fitoreve dhe një barazimi, kështu që pret tri pikët e radhës nga kjo ndeshje në shtëpi.

Në anën tjetër, mysafirët e Rafa Benitezit janë larg formës dhe pa fitore në këtë ndeshjet e fundit, kështu që do të ishin të kënaqur edhe me një pikë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

ChelseaArrizabalaga; Azpilicueta, Rudiger, Luiz, Alonso; Jorginho, Kante, Kovacic; Willian, Hazard, Pedro.

NewcastleDubravka; Yedlin, Lascelles, Lejeune, Clark; Ritchie, Hayden, Longstaff, Atsu; Perez, Rondon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here