Real Betisi dhe Real Madridi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në La Liga.
Mbretërit janë mysafir të Betisit në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të të La Ligas, ndeshja e cila zhvillohet në Benito Villamarin nga ora 20:45.
Skuadra e drejtuar nga Santiago Solari ka një barazim dhe një humbje në dy ndeshjet e fundit dhe synon t’i kthehet fitoreve në kampionat.
Edhe vendasit e Betisit kanë një barazim dhe një humbje në ndeshjet e fundit dhe shpresojnë t’i kthehet fitores para tifozëve të tyre.
Trajneri i Betisit ka startuar me formacionin më të mira të mundshëm, ndërsa Solari ka bërë disa ndryshime.
Real Betis: Lopez; Barragan, Mandi, Bartra, Francis; Willian, Guardado, Canales, Le Celso, Joaquin; Sanabria;
Real Madrid: Navas; Ramos, Varane, Nacho; Carvajal, Modric, Casemiro, Valverde, Reguilon; Benzema, Vinicius;