Gonzalo Higuain e kërkon largimin nga Milan, pas ofertës së pranuar nga Chelsea.
Sulmuesi argjentinas dëshiron të transferohet te skuadra londineze, por është duke hazur në probleme.
Chelsea e dëshiron huazimin e tij me të drejt blerje, ndërsa Juventus thuhet se e ka refuzuar ofertën e tyre.
Skuadra torinase u ka bërë me dije bluve se ata mund ta marrin Higuainin në marrëveshje permanente, por jo në formë huazimi.
Kështu, Chelsea duhet të arrijë një akord me Milanin për shkëmbimin Morata – Higuain, ndërsa t’i paguajnë edhe 36 milionë euro te Juventus.