Chelsea i vendos çmimin Hazard, pritet reagimi i Realit

Real Madridi është i lidhur fort me një transferim të kapitenit të kombëtares së Belgjikës. Presidenti Florentino Perez do të bëjë gjithçka për ta rrëmbyer Eden Hazard nga Chelsea, sipas “The Telegraph”, ndërsa blutë e Londrës duket se ia kanë vendosur çmimin xhevahirit të vet, 100 milionë stërlina. 

Ylli belg ka edhe gjashtë muaj të mbetura në marrëveshjen e tij me klubin anglez dhe ka qenë i lidhur vazhdimisht me “Los Blancos”. Të dyja klubet po kërkojnë një zgjidhje të shpejtë, edhe pse Hazard dëshiron ta vendosë të ardhmen e tij këtë verë.

Real Madrid thuhet se është i interesuar për nënshkrimin e Hazard dhe Christian Eriksen, pasi klubi nga “Santiago Bernabeu” do ta rindërtojë skuadrën pas largimit të Cristiano Ronaldos.

Ndërkohë, trajneri Maurizio Sarri ka deklaruar së fundi se mund të pranojë që Eden Hazard ta lërë skuadrën e tij për të luajtur te Real Madridi në të ardhmen, por nuk do ta lejojë kurrë klubin që mesfushori brazilian Willian të largohet: “Për momentin nuk na ka ardhur asnjë ofertë zyrtare, edhe pse interes për të është normale që të ketë. 

Për ofertat që vijnë në adresë të Willian duhet të kontaktoni klubin, por unë nuk do të lejoj që ai ta lërë skuadrën time. Siç e dini, ai lojtar është shumë i rëndësishëm për mua. Edhe Eden Hazard është, por ndonjëherë paraja bën të lëvizë gjithçka”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here