Jose Mourinho rrëfehet se si kishte qenë duke vdekur, pasi ishte fshehur në koshin e rrobave

Jose Mourinho është kthyer të flasë për incidentin e famshëm të 2005-ës, kur ai u fsheh në një kosh rrobash të palara në mënyrë që të takohej me lojtarët e Chelsea-t.

Në atë kohë, ai u pezullua nga UEFA për shkak të komenteve që bëri kundrejt arbitrit Anders Frisk gjatë përballjes së dyfishtë të fituar kundër  Barcelona-s në 1/8-at e Champions league.

Portugezi e kishte të ndaluar të futej në dhomat e zhveshjes së skuadrës për të dy takimet e luajtura në çerekfinale kundër Bayern Munich dhe kjo e shtyu të gjente një mënyrë të fshehtë për t’u vënë në kontakt me lojtarët. Një plan që për pak pati një fund tragjik.

“Shkova në dhomën  zhveshjes gjatë ditës dhe ndeshja fillonte në  orën shtatë. Doja të isha aty kur të vinin lojtarët”, ka thënë Mourinho për BeIn Sports. “Askush nuk më pa kur shkova atje. Problemi ishte të gjeja një mënyrë për t’u larguar pa u vënë re. Përgjegjësi i pajisjeve të skuadrës, Stewart Bannister, më futi në koshin e rrobave të palara. Ishte pak i hapur dhe mund të merrja frymë”, ka thënë Mou.

“Gjithsesi, kur ai më nxori jashtë dhomës së zhveshjes u detyrua ta mbyllte koshin, sepse njerëzit e UEFA-s ishin mbrapa tij, të dëshpëruar për të më gjetur. Unë nuk mund të merrja frymë dhe kur e hapi koshin po vdisja. E kam seriozisht, unë jam klaustrofobik.

Chelsea e fitoi përballjen e dyfishtë kundër Bayern dhe u kualifikua në gjysmëfinale, ku u eliminua nga Liverpool. Klubi i refuzoi akuzat se Mourinho kishte shkelur rregullat në atë kohë dhe e bëri një gjë të tillë edhe dy vite më vonë, kur kjo çështje u kthye në qendër të vëmendjes para eliminimit të radhës në gjysmëfinalet e Champions League kundër Liverpool.

“Situata është shumë e qartë”, ka thënë klubi në atë kohë. “Të dy ndeshjet u kontrolluan nga UEFA dhe ata ishin të kënaqur me faktin se vendimi i marrë u respektua. E vetmja arsye pse publikohet një lajm i tillë para një ndeshje të madhe është për të dëmtuar ekipin tonë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here