Eden Hazard është duke e luajtur sezonin e tij të fundit në Stamford Bridge dhe sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Chelsea në fund të sezonit.
Blutë e Londrës kanë filluar kërkimin e zëvendësuesit të Hazard që tani dhe në shënjestrën e tyre ka përfunduar ylli i Barcelonës, Philippe Coutinho.
Coutinho e ka humbur vendin e titullarit te Barcelona dhe nuk përjashtohet mundësia e rikthimit të tij në Premier League.
Katalanasit janë të gatshëm ta shesin atë për shifrën e 100 miliona eurove, ndërsa Chelsea nga ana tjetër është i gatshëm që ta ofrojë shifrën e kërkuar nga Barcelona.