SHOK NË STAMFORD BRIDGE: Maurizio Sarri drejt shkarkimit

Siç raporton Daily Mirror, traineri i Chelsea, Maurizio Sarri rrezikon shkarkimin nga stoli i Bluve.

Arsyeja për këtë janë kritikiat e Sarrit ndaj lojtarëve pas humbjes me Arsenalin. Sarri i akuzoi lojtarët e tij si të pa motivuar për të luajtur dhe se e ka të vështirë ti drejtojë ata.

Kjo ka bërë që të shtohen spekulimet se Sarri nuk është më i dëshiruar te Chelsea dhe se rrezikon shkarkimin.

Sarrri erdhi te Chelsea gjatë verës së kaluar dhe pas startit të mirë, javëvë të fundit Blutë kanë shënuar një rënie.

Chelsea do të përballet me Tottenham këtë të enjte në League Cup, ndërsa Blutë do të duhet që të marrin një fitore 2-0 në rast se dëshirojnë kualifikimin.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here