Gjiganti i Premier League rrëmben Barellan para Interit dhe Chelsea

Inter dhe Chelsea janë dy klubet që kanë shfaqur më së shumti interesim për yllin e Cagliarit, Nicolo Barella.

Por e përditshmja italiane Gazzetta dello Sport, raporton se së fundmi në garë për Barellan është përfshirë edhe Manchester United.

Djajtë e Kuq janë të gatshëm për ta rrëmbyer Barellan para Interit dhe Chelsea, duke ofruar 50 milionë paund për italianin.

Oferta e United do të kënaqte këresat e Cagliarit dhe besohet se Barella do të transferohet në Old Trafford.

21-vjeçari ka tërhequr vëmendjen me paraqitjet e tij dhe konsiderohet si e ardhmja e përfaqësueses së Italisë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here