Barcelona fitoi 2-0 në fushën e Girona duke vijuar e qetë kryesimin e La Liga.
Një gol i Semedo në pjesën e parë dhe një i Messi në pjesën e dytë ishin të mjaftueshëm për të marrë tre pikët e radhës.
Për sulmuesin argjentinas ky ishte goli i 7-të radhazi në kampionat, ndërsa në tërësi ka shënuar 17 gola e ka dhënë 10 asist në 21 ndeshje.
Rastin në fjalë mund ta shihni në fund të videos:
Messi scored in his 7th consecutive game in #LaLigaSantander! ⚽
? Highlights #GironaBarça pic.twitter.com/NvW6aTEIzu
— LaLiga (@LaLigaEN) January 27, 2019
Gjatë ndeshjes së djeshme veçohet një moment kur “Pleshti” merr topin dhe futet përmes mbrojtjes vendase duke i kaluar mbrojtësit të gjithë me radhë dhe në fund nxjerr Suarez të vetëm përballë portierit. Uruguaiani nuk arriti të finalizojë sepse gjuajtja e tij shkoi drejt e në duart e portierit kundërshtar.