Maurizio Sarri i ka kërkuar falje një tifozi të zemëruar të Chelsea-t pas humbjes së turpshme 4-0 të pësuar në ndeshjen e fundit të kampionatit kundër Bournemouth.
Një grup tifozësh të “Bluve” kanë sfiduar të ftohtin dhe kanë pritur trajnerin që të dilte nga stadiumi. Njëri prej tyre e ka pyetur nëse ishte në gjendje të motivonte lojtarët pas humbjes së turpshme.
Ai i tha trajnerit të Chelsea-t se loja e bërë nga ekipi i tij ishte “e neveritshme” dhe “paraqitja më e keqe që kam parë ndonjëherë”.
Sarri e dëgjoi deri në fund tifozin dhe më pas i kërkoi atij falje disa herë para se t’i shtrëngonte dorën dhe të largohej.