Interi prish planet e Realit: Neroaxurët rrëmbejnë yllin argjentinas para Madrilenëve

Merkatoja e janarit ka përfunduar, por Interi ka filluar të punojë për merkaton e verës.

Objektivat e Neroaxurëve janë transferimi i një mesfushori cilësor, i cili do të formojë një dyshe me Brozovic.

Pas transferimit të Lautaro Martinez nga Argjentina, Interi është i gatshëm përsëri për shopping në Amerikën e Jugut.

Këtë rradhë në shënjestrën e Neroaxurëve është ylli i River Plate, Exequiel Palacios.

Palacios është edhe në shënjestrën e Realit, mirëpo nga kryesia e River kanë bërë të ditur se në rast se marrin një ofertë më të mirë, atëherë argjentinasi mund të transferohet në ndonjë tjetër klub.

River Plate kërkon 20 milionë euro për Palacios dhe mbetet ta shohim se a do të plotësojë Interi kërkesat e fituesve të Copa Libertadores.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here