NJË MILAN FRANCEZ: Jo vetëm Maxim, Rosonerët transferojnë dy yje të tjerë nga Franca

Milani vazhdon të punojë pa ndërprerë në përforcimin e skuadrës dhe në merkaton e janarit ishim dëshimtarë për këtë.

Rosonerët transferuan Paquetan dhe Piatek, që rezultuan dy transferime të suksesshme.

Dyshja Leonardo-Maldini vazhdon të punojë për përforcime të reja dhe së fundmi në listën e tyre kanë përfunduar edhe dy talentë të rinj.

NJË MILAN FRANCEZ- Përveç Allan Saint-Maximin, që raportohet se ka arritur marrëveshje me Milanin, Rosonerët janë duke monitoruar edhe mbrojtësin e Marseille, Boubacar Kamara dhe  Florian Thauvin.

Kamara është vetëm 19 vjeç, ndërsa Thauvin(26) ka shënuar 13 gola në 24 ndeshje të luajtura.

Siç raporton calciomercato, vëzhguesit e Milanit do të jenë të pranishëm në ndeshjen mes Dijon dhe Marseille që zhvillohet sonte, për të monitoruar dyshen e mysafirëve.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here