Futbollisti i Premier Ligës lë Zvicrën për “Kosovën”

Në Kosovë e bëjnë fakt të kryer, futbollisti Florent Hadërgjonaj ka vendosur që të përfaqësojë dardanët, duke hequr dorë përfundimisht nga kombëtarja e Zvicrës.

Sipas “Indeksonline”, mbrojtësi do t’i bashkohet Kosovës në muajin qershor dhe do të jetë i gatshëm për sfidat ndaj Malit të Zi dhe Bullgarisë.

24-vjeçari është pjesë e Hadërsfilldit në Premier Ligën angleze, ku numëron plot 21 paraqitje. Në të kaluarën Hadërgjonaj ka qenë pjesë e Jang Bojsit dhe Ingloshtadit.Ndërkohë mbrojtësi është aktivizuar 10 takime me kombëtaret e moshave të Zvicrës dhe 1 takim me Kombëtaren A.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here