Hazard: Për mua më e mirë filozofia e Sarrit, se ajo e Mourinhos

Ylli i Chelseat, Eden Hazard mendon se filozofia e Maurizio Sarrit i përshtatet më shumë atij se sa ajo e ish-trajnerit, Jose Mourinhos.

Hazard thotë se ka mbajtur marrëdhënie të mirë me Mourinhon që nga largimi i tij nga klubi në vitin 2015, dhe shpreson që të punojë sërish me të.

Ai ka për faqen zyrtare të klubit, ku Hazard e pranoi se ai është përshtatet më mirë në futbollin sulmues të Sarrit.

“Ata të gjithë e shohin futbollin në mënyra të ndryshme, prandaj unë jam lojtari që jam, të gjithë më kanë dhënë këshilla të rëndësishme”.

“Jose Mourinho ishte i veçantë, por mënyra se si Sarri dhe Rudi Garcia [ish trajneri i Lille-s] duan të luajnë, janë më shumë si filozofia ime e lojës, por të gjithë më kanë dhënë shumë”, deklaroi lojtari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here