Chelsea i vendos ultimatum Sarrit, italiani ka 2 mundësi për të shpëtuar

E ardhmja e Maurizio Sarri-t në drejtim të Chelsea-t është në rrezik, veçanërisht pas humbjes 6-0 të pësuar në kampionat kundër Manchester City-t.

Tani, sipas Times, klubi i ka vendosur një kusht italianit për të shmangur shkarkimin.

Drejtuesit duan të kualifikohen në edicionin e ardhshëm të Champions League dhe do ta largonin menjëherë teknikun sapo do të ishin të sigurt se ky objektiv nuk do të mund të arrihej. Sarri ka dy mundësi për të shmangur katastrofën.

Chelsea, në fakt, mund ta sigurojë kualifikimin në Champions League 2019/20 nëpërmjet kampionatit dhe nëse fiton Europa League. Të dy rrugët janë të mundshme për “Blutë”, që mbajnë vendin e gjashtë në renditjen e Premier League, por janë vetëm një pikë larg vendit të katërt.

Ndërkohë, Sarri do të ketë mundësinë të hakmerret për poshtërimin e pësuar në javën e fundit të kampionatit, kur të përballet në finalen e Carabo Cup kundër Manchester City-t 24 shkurtin e ardhshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here