Barcelona – Valladollid, formacionet e mundshme

Kampionët dhe liderët e elitës së futbollit spanjoll në kuadër të xhiros së 24-të, takohen me Valladollid të shtunën mbrëma në ‘Camp Nou’.

Sport.es shkruan se Ernesto Valverde që të premten vazhdoi kontratën edhe për një vit me Barcelonën, ndeshjen ndaj Valladollid do ta nis me Lionel Messin në fazën sulmuese, dhe krah tij do të luajnë Luis Suarez dhe Ousmane Dembele.

Në portë pritet të startojë Ter Stegen, në mbrojtje Gerard Pique dhe Thomas Vermaelen, për të vazhduar me Sergio Roberto dhe Jordi Alba.

Sergio Busquets, Ivan Rakitic dhe Alena do të jenë në mesfushë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here