BOMBË: Interi rrëmben lojtarin e dëshiruar nga Reali

Renato Corsi, agjenti i mesfushorit të River Plate, Exequiel Palacios pranoi se klienti i tij nuk ka arritur asnjë marrëveshje me Real Madridin dhe shtoi se drejtuesit e Interit e kanë kontaktuar dhe ai i është përgjigjur pozitivisht thirrjes së Javier Zanettit.

“Nuk ka marrëveshje të mbyllur me Real Madridin. Jemi takuar disa herë me ta, por negocimi nuk përfundoi me marrëveshje”, theksoi agjenti Corsi, që sipas tij Reali u tërhoq menjëherë sapo lojtari pësoi një dëmtim kockën e këmbës.

“Tani jam i sigurt që drejtuesit e Interit janë të interesuar për të. Zanetti më telefonoi kur po negocionim me Realin dhe i thashë që ishim të nderuar për interesin e tij. Po ashtu i thash se lojtari dhe unë do të ishim të nderuar po të firmosnim për Interin”, shtoi më tej agjenti.

Corsi tha se do zgjedhin Interin para Realit sepse Zanetti është bashkëkombësi i tyre, edhe për faktin se lojtarë si Lautaro e Icardi luajnë me klubin zikaltër dhe Palacios dëshiron të luajë në Milano.

Klauzola e largimit të tij është 15 milionë euro dhe Real Madridi ishte gati të paguante më shumë për ta marrë, por dëmtimi i 20-vjeçarit bëri që negocimi të ndërpritej dhe tani Inter mund ta marrë për këtë shifër talentin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here