Karius hedh në gjyq Besiktasin, Liverpool i del në krah gjermanit

Karriera e Loris Karius ka qenë në qendër të vëmendjes së medias për pothuajse një vit.

Kthehemi në maj dhe i kujtojmë dy gabimet e portierit gjerman në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit që thjesht tronditën botën e futbollit.

Asnjëherë më parë asnjë portier nuk ka prodhuar dy gabime në një ndeshje të tillë të profilit të lartë, që kushtoi Liverpoolit me trofe.

Në verë Reds blen Alisson Beckerin nga Roma, ndërsa Karius u dërgua huazim te Besiktas. Fillimisht e nisi mirë, por trajneri i Besiktasit, Senol Gunes më vonë ishte mjaft i mërzitur me gjermanin.

Karius ka paraqitur një ankesë në FIFA duke kërkuar që të ndërmarrin veprime, pasi nuk ia kanë paguar pagat e tij për katër muajt e fundit.

Klubi i Liverpoolit është pas portierit dhe i gatshëm ta ndihmojë në çdo situatë. Në fakt, ata po japin ndihmë dhe mbështetje për Kariusin dhe janë të angazhuar në bisedime të vazhdueshme me përfaqësuesit e tij.

Marrëveshja e huazimit është për dy vite që do t’iu kushtojë turqve 2.25 milionë funte. Besiktas do të jetë i detyruar ta blejë Kariusin në verën e vitit 2020, për 7.25 milionë funte.

Është një situatë e keqe për portierin, por të paktën ai ka mbështetjen e klubit të tij Liverpoolit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here