UEFA publikon datat e ndeshjeve çerek finale në Ligën e Kampionëve

Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA ka publikuar datat për ndeshjet çerekfinale në Ligën e Kampionëve.

Kësisoj ndeshjet e para çerekfinale do të zhvillohen në javën e dytë të muajit prill, më saktësisht më 9 dhe 10 prill.

Liverpool – Porto dhe Tottenham – Manchester City do të zhvillohen ditën e martë më 9 prill.

Ndërkohë të mërkurën më 10 prill do të luhen dy ndeshjet tjera, Ajax – Juventus dhe Manchester United – Barcelona.

Ndeshjet e kthimit në Ligën e Kampionëve do të zhvillohen një javë më vonë, më 16 dhe 17 prill.

Ndeshjet e para:
9 Prill: Liverpool v Porto
9 Prill: Tottenham v Man. City
10 Prill: Ajax v Juventus
10 Prill: Man. United v Barcelona

Ndeshjet e dyta:
16 Prill: Juventus v Ajax
16 Prill: Barcelona v Man. United
17 Prill: Porto v Liverpool
17 Prill: Man. City v Tottenham

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here