Manchester United dëshiron yllin e Realit

Rikthimi i Zinedine Zidane në krye të Real Madrid dhe forma e tij e dobët, bëjnë që të gjitha rrugët ta çojnë drejt largimit Gareth Bale.

Për të interesohet Manchester United, për këtë është prononcuar edhe trajneri aktual, Ole Gunnar Solskjaer, i cili nuk ka preferuar të japë një përgjigje të drejtpërdrejtë.

“Nuk mund të flas rreth Gareth Bale apo emrave të tjerë specifik sepse janë pronë e klubeve të tjera”, tha norvegjezi fillimisht.

“Ne po shohim për lojtar me kualitet dhe lojtarë që na përmirësojnë ne si ekip. Ka shumë faktorë që duhet të mendosh kur blen lojtarë. Nuk është e lehtë. Ne po mendojmë në plan afatgjatë se cili ka personalitet dhe mençuri. Ka shumë gjëra për të cilat duhet të mendojmë”, përfundoi trajneri i Manchester United.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here