Manchester United futet në garë për Rabiot

Manchester United është klubi i fundit që i është bashkuar garës për mesfushorin e PSG Adrien Rabiot.

Arsenali, Barcelona, Tottenham dhe Juventus kanë shfaqur dëshirën që ta transferojnë francezin në rradhët e veta, ndërsa The Sun, raporon se së fundmi edhe United dëshiron shërbimet e Rabiot.

Rabiot do të jetë lojtarë i lirë në fund të sezonit dhe klubet e interesuara do të mund ta transferojnë atë me parametra zero.

Megjithatë marrëveshja me francezin nuk do të jetë aspak e lehtë, pasiqë Rabiot ka kërkuar pagë prej 10 miliona eurove në sezon dhe mbetet ta shohim se cili klub do të jetë i gatshëm t’ia plotësojë kërkesën.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here