Bayern Munichu është nikoqir i Mainzit në ndeshjen e javës së 26-të në kampionatin gjerman.
Bavarezët do t’i kërkojnë tri pikët në Bundesliga në mënyrë që t’i konkurrojnë Borussia Dortmundit për pozitën e parë në tabelë.
Objektivi i Mainzit është qëndrimi në elitën e futbollit gjerman, ndërsa aktualisht janë dhjetë pikë larg zonës së rrezikut.
Trajnerët Niko Kovac dhe Sandro Schwarz i kanë gati njëmbëdhjetëshit startues për këtë takim që zhvillohet në Allianz Arena.
Formacioni startues i Bayern Munichut: Neuer, Sule, Thiago, Lewandowski, James, Boateng, Goretzka, Muller, Alaba, Coman, Kimmich.
Formacioni startues i Mainzit: Muller, Bell, Brosinski, Niakhate, Hack, Gbamin, Latza, Oztunali, Mateta, Onisiwo, Boetius.