Ylli i Tottenham Christian Eriksen është njëri nga objektivat e Juventusit për merkaton e verës.
Danezit i skadon kontrata me Spurs në qershor të vitit 2020 dhe Fabio Paratici e ka piketuar atë si përforcimin e rradhës.
Siç raporton Calciomercato, Juventusi ka filluar bisedimet me përfaqësuesit e Eriksen dhe Biankonerët pritet që të dërgojnë ofertën zyrtare në merkaton e verës.
Transferimi i Eriksen nuk do të jetë aspak i lehtë, pasiqë interesim për danezin ka shfaqur edhe Reali i Madridit. Zidane është një admirues i Eriksen dhe Biankonerët do ta kenë mjaftë të vështirë.
Mirëpo Juventusi do të tentojë që ta rrëmbejë atë para Los Blancos.