U lëndua ndaj Betisit, ja sa pritet të mungojë Suarez

Luis Suarez do të mungojë për 20-15 ditë për shkak të dëmtimit që pësoi në ndeshjen ndaj Real Betis.

Sulmuesi ka ndrydhur kaviljen e këmbës së djathtë, për këtë nuk do të grumbullohet për ndeshjet e kombëtares së tij, Uruguait.

Suarez shënoi golin e tretë në fitoren 4-1 të Barcelona-s në fushën e Betis. Ky është goli i 18-të për sulmuesin, që në total ka shënuar 128 gola në La Liga, aq sa bashkëkombësi i tij, Diego Forlan.

Me këtë dëmtim Suarez humb ndeshjen që Uruguai do të luajë më 22 mars me Uzbekistanin për Kupën e Kinës. Gjithsesi në dilemë është edhe ndeshja që Barcelona do luajë me Espanyol më 30 mars në “Camp Nou”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here