BOMBË: Liverpooli dëshiron Dybalan

Liverpooli është klubi i fundit që i është kyçur garës për yllin e Juventusit Paulo Dybala, raporton Tuttomercato.

Tuttomercato, shkruan se The Reds janë të interesuar për shërbimet e argjentinasit, i cili do të ishte një përforcim fantastik për skuadrën e Jurgen Klopp.

Edhe pse Liverpooli ka treshe të frikshme në sulm me Mane, Firminho, Salah, skuadra ka nevojë për një para sulmues cilësorë si Dybala.

Liverpooli është i gatshëm që ta transferojë Dybalan sa më shpejtë dhe ta rrëmbejë atë nga rivalët e United, ndërsa Juventusi është i hapur për oferta.

Transferimi i Ronaldos ka ndikuar negativisht te Dybala, i cili ka shënuar vetëm 9 gola në 35 ndeshje këtë sezon, 4 prej tyre në Serie A.

Dybala është larg formës së tij ideale, argjentinasi sezonin e kaluar kishte shënuar 26 gola në 46 ndeshje. Përveç kësaj Dybala ka humbur vendin e titullarit dhe nuk është i kënaqur me statusin e tij në Torino.

Klopp kishte piketuar Nabil Fekir, mirëpo tani fokusi është kthyer kah Dybala.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here